Radio ILIRIA mini
Radioja më e sukseshme prodhuar në shqipëri
10,000 Lek

Sasia:
-
+

Pesha totale: 0
Totali:
Shtoje në shportë
+355 68 399 1025
Më shumë për produktin
  • PAK HISTORI

Radio "ILIRIA" është radioja më e sukseshme në shqipëri, prodhim i "URT" Durrës rreth viteve 70-të. Ajo bazohej në dizajnin e radios rumune, “MILCOV 7”. Radio “ILIRIA” punon në bandën valëve të mesme VM dhe valëve të shkurtëra VS ajo ushqehej nga 4 bateri R20 1.5V ose nga një ushqyes i jashtëm 6V. Me këtë radio para viteve 90 dëgjoheshin emisjonet e “Radio Tiranës” si “Nga njëra ndeshje në tjetrën” muzikë të festivaleve ose popullore por edhe stacione të huaja,si dhe “Sanremo”. Radio ILIRIA ishte pak e vështire për tu transportuar pasi ishte e madhe dhe bateritë të rënda por kjo nuk i pengonte njerëzit ta merrnin me vete në plazhe, stadium, eskursione etj.



AKTUALITET

Altvista ka krijuar një replikë të kësaj radioje ku dizajni i kasës është përmbajtur origjinalit por duke reduktuar permasat me 1/2. Skema elektronike është përshtatur për valët e radios në FM dhe Bluetooth. Ushqimi është nga një bateri e brendëshme që mund të karikohet.



INSTRUKSIONE

Për të ndezur radion rrotulloni volumin nga pozicioni zero deri sa të degjoni një kërcitje të lehtë. Rregulloni volumin sipas dëshires dhe në celësin sipër keni mundësi të zgjidhni a)FM ose b)BT.

a-FM Radio ju lejon të zgjidhni nëpërmjet Sintonisë në bandën FM 88MHz - 108MHz stacionet që ju dëshironi.

b-BT Bluetooth ju mundëson lidhjen me celularin ose paisje të tjera për një dëgjim më të personalizuar. Pasi të kërkoni për paisje të re do të shfaqet “CA-6928 5.0 BT” lidhuni dhe është gati.

Radio ILIRIA ka një bateri të brendëshme 3.7V 18650 Li-Ion që mund të karikohet nga një ushqyes 5V USB-C. Koha e karikimit të plotë është 4 Orë, me një karikim mund të rrijë ndezur rreth 50 Orë (2 ditë).

KUJDES

-Mbajeni radion larg zjarrit ose burimeve të tjera të nxehtësisë.

-Mbajeni radion larg substancave që mund ta gërryejnë atë.

-Mos e ekspozoni radion ndaj mjedisit me temperatura të larta, lagështi të lartë dhe substanca gërryese.

-Mbajeni radion larg ujit të kripur dhe rrezeve direkte të diellit, pijeve alkoolike, detergjenteve te forte ose ujit të papastër

SPECIFIKIME

Skema Elektronike:....Integratid Circuits

Frekuenca FM:.............88MHz-108MHz

Ndjeshmëria FM:..................1.6uVEMF

Deformim FM:..............................0.3%

Bluetooth version:.......................... 5.0

Frekuenca BT:..........................2.4GHz

Distanca e BT:..............................10m

Bateria 18650 Li-Ion:......3.7V/2000mAh

Ushqyes:.............................5V USB-C

Karikimi:........................................4H

Konsumi:..........................30ma-100ma

Frekuenca e zërit:................100-20kHz

Amplifikator klas AB:...................3Watt

Altoparlant:.......................3Watt 4Ohm

Përmasat:....................11x15x5.5cm

Pesha:.......................................300gr