Radio "Pionieri"

Ata që kanë jetuar në Shqipëri përpara viteve 90 duhet ta mbajnë mend radio “Pionerin” por pak e dinë se radioja e parë shqiptare, ajo “Pioneri”, është e krijuar pikërisht nga pionerë, nxënës shkollash, të inkuadruar në kurset e Shtëpisë së Pionerit “Met Hasa” në Durrës.

Në vitin 1959 u projektua radiostacioni i parë lokal në qytetin e Durrësit, që 13 vite më vonë, në nëntor të vitit 1962, do shërbente dhe si indicie e projektimit  dhe realizimit të  radios së parë shqiptare “Pionieri”. Ishin pikërisht fëmijët e “Met Hasës”, të cilët nxorrën nga fantazia e talenti i tyre radion “Pionieri”,  prodhimi i parë zyrtar shqiptar. 

U ndërtuan dhe dy radiostacione duke vendosur në taracën e objekteve antenat për të përhapur sinjalin e valët shtëpi më shtëpi në të gjithë Durrësin, Plazhin e Shijakun. Transmetimi ishte dy herë në javë dhe çdo qytetar që e ka jetuar atë kohë e kujtonte edhe sot tematikën e larmishme të emisioneve. Ne qytet më vonë do ndërtohej dhe Uzina e Radiove dhe Televizorëve, URT.

Në vitet 60-70 në botë kanë qarkulluar shumë kopje të këtij modeli radjoje ato janë të ngjashme dhe me pak dallim ndermjët tyre. Ky është dhe stili më i zakonshem i radio tranzistorëve te asaj kohe.

Duket që edhe radio “Pionieri” ka përdorur te njëjtin model të kasës plastike por me ngjyrë të verdhë. Skema elektrike ka disa karakteristika që e dallojnë. Janë përdorur dy bateri (2 x AA)  3 Volt, frekuenca e ulët ka një tranzistor para amplifikator dhe një amplifikator push-pull me tranzistorë NPN dhe dy audio transformatorë, frekuenca e lartë ka tre tranzistorë dhe është superheterodin.”

Në botë ka shumë emra të ndryshëm të markave por pjesët e brendshme janë të ngjashme (i vetmi ndryshim i vërtetë është se disa funksionojnë nga një bateri 9 Volt dhe të tjerët përdorin bateri 3 Volt) duket sikur të gjitha jane prodhuar nga e njëjta fabrikë. Emrat e markave janë të ndryshme si  “Taiyo”, “Harvard”, “Falina”, “Viking”, “TG&Y”, “Unisonic”,  “Computron” etj.

Altvista ka krijuar nje replikë të kësaj radioje ku dizajni i kasës dhe elementët e jashtëm janë po thuajse identik, kurse skema elektrike është ruajtur në maksimum për të qënë sa më afër origjinalit me ndryshimin se janë përdorur tranzistore silici në vend të tranzistorëve germanium (tranzistorët e germaniumit nuk prodhohen më dhe ata degradojnë shpejt me kalimin e viteve) dhe disa vlera rezistencash dhe kontezatoresh kanë ndryshuar në përputhje me parametrat e tranzistorëve te rinj.

Altvista ka krijuar nje replikë të kësaj radioje ku dizajni i kasës dhe elementët e jashtëm janë po thuajse identik, kurse skema elektronike është përshtatur për valët e radios në FM.

SPECIFIKIME
Skema Elektronike:…….Integratid Circuits
Ndjeshmëria:………………….FM – 1.6uVEMF
Deformim:…………………………………………..0.3%
Tensioni i punës:……………………2.2V ~ 3.6V
Ushqimi:………………………..dy AAA Bateri 3V
Konsumi:………………………………..30ma-40ma
Frequenca:………………FM (87.0-108.5MHz)
Përmasat:……….70mm x 100mm x 25mm
Altoparlant:……………………………….1W 8 Ohm
Pesha:……………………………………………….200gr